Lajme

Trepça – Prishtina, derbi i përjetshëm – tani në hije

Trepça – Prishtina, derbi i përjetshëm – tani në hije

Prishtinën vetëm fitorja e rehabiliton pas humbjes me 89-shin

Prishtinë, 10 mars, 2017 – Trepça dhe Prishtina, dy klubet më të mëdha në vend takohen në derbin që ka mbetur vetëm hije.

Trepça e 11-ta në klasifikim me vetëm 13 pikë dhe në katër ndeshjet e fundit ka arritur vetëm një barazim e tre humbje. Kurse, Prishtina pas humbjes me Trepçën ’89, tani është larguan 9-pikë larg liderit.

Por, Prishtina alternativë tjetër nuk ka. Megjithëse do të mungojnë të lënduarit, Ahmed Januzi, Shend Kelmendi, Endrit Krasniqi, Blend Baftiu, Bleon Sekiraqa, Mergim Pefqeli, kërkon patjetër rehabilitim, sidomos para ndeshjes shumë të rëndësishme për Kupë në Pejë ndaj Besës.

Java XXI

Trepça – Prishtina

E shtunë, 11 mars – ora: 13.00

Stadiumi: “Adem Jashari”, Mitrovicë

Gjyqtarë: Gramos Shala (Pe), Jakup Musolli (Pd), Driton Preniqi (Ka) – Leutrim Mustafa (Pd)

D. Curri: Asgjë s’ka përfunduan, kampionati është i gjatë

“Patjetër që duhet reagojmë pas humbjes me Trepçën ’89. Sepse, asgjë nuk ka përfunduar, ka ende shumë lojë deri në fund. Por, ndaj Trepçës duhet të japim maksimumin dhe të luajmë me seriozitetin më të madh, sepse edhe kjo ndeshje kuptohet që pikët janë shumë të rëndësishme, por edhe të rikthejmë formën sa më të mirë para përballjes për Kupë me Besën”, ka thënë mesfushori fundor, Debatik Curri.

Statistikat: Vetëm 25 përballje zyrtare pas luftës

Prishtina e ka mposhtur Trepçën në 6 ndeshjet e fundit.

Prishtina dhe Trepça, deri në vitet 1992, kanë qenë dy skuadrat kryesore në vend. Por, para luftës, e veçmas ajo pas luftës, sidomos skuadrën e “xehetarëve” e gjen në krizë të madhe dhe jo në elitën e futbollit tonë.  Dhe, vetëm në vitin 2006 ishte inkuadruar në Superligë. Kurse, përballjet e dy skuadrave në stadiumin “Adem Jashari” mungonin që nga viti 1983, kur ishin ndeshur dy skuadrat që pastaj kishin ndarë rrugët e rivalitetit – Prishtina në ish-elitën e futbollist federativ, kurse Trepça çdo vit ishte fundosur thellë e më thellë. Megjithatë, “xehetarët”, nga mëvetësimi i futbollist kosovar më 1991, kanë fituar dy tituj kampioni, më 1992/93 dhe 2009/10.

Dhe, përballjet e pasluftës, prej kur mbajmë statistika, dy rivalët i fillojnë nga viti 2006/07.

Pra, janë zhvilluar vetëm 25 përballje zyrtare (të gjitha kampionale). Prishtina ka 12 fitore, 8 barazime dhe 5 fitore të mitrovicasve me golldallim +15 për bardhekaltrit, 32:17.

Në Prishtinë, nga 14 ndeshje, vendasit kanë 11 fitore, 2 barazime dhe vetëm një triumf i mysafirëve, +21, 29:8.

Në Mitrovicë, nga 11 përballje, vendasit kanë 4 fitore, 6 barazime dhe 1 humbje, me goldallim, +3, 9:6. Por, për ndeshjet në Mitrovicë duhet theksuar, sepse në mungesë të garave në një kategori, përballjet kanë munguar nga viti 1983 (përballja e fundit e zhvilluar në stadiumin e Trepçës ishte fituar nga Prishtina dhe në fund ishte inkuadruar në Ligën e parë Federative) deri më 13 gusht të vitit 2006. Pra, nga viti 2006, Prishtina ka arritur vetëm një fitore në tavolinë, në vjeshtë të vitit 2014. Tifozët vendas kishin shkaktuar trazira dhe ndeshja ishte ndërprerë në minutën e 21-të. Pra, realisht Prishtina nga viti 2006 nuk ka fituar në “Adem Jashari” dhe tre golat e shënuar në statistika i ka pas fitores zyrtare që i bie t’i ketë shënuar vetëm tre gola.

Trepça dhe Prishtina rezultatin më të shpeshtë e kanë pa gola, 0:0 (4 herë në Mitrovicë – 1 në Prishtinë) dhe 2:1 (3 herë Prishtinë në stadiumin e saj dhe 2 herë Trepça në stadiumin e saj). Trepça vetëm një fitore e ka më të martë se minimalisht, 3:0. Kurse, Prishtina i ka dy të tilla 3:0 (ajo zyrtare e pallogaritur, si dhe 3:1, 4:1 dhe 4:0.

Nga 29 golat e Prishtinës, i kanë shënuar 24 futbollistë dhe prinë Labinot Osmani me 4 (2x2), i ndjekur nga Azem Ahmeti me 3 (1x2) si dhe me 2 Mentor Mazrekaj (1x2), Florim Bërbatovci (1x2) dhe Ardian Kozhani. Nga futbollistët aktivë, nga një gol e kanë të shënuar Shend Kelmendi dhe nga ndeshja e fundit e fituar në vjeshtë (2:1), Armend Dallku e Liridon Kukaj.

Nga 17 golat e Trepçës, i kanë shënuar 12 futbollistë dhe prin, golashënuesi më i mirë i Prishtinës pas luftës i cili pas bardhekaltërve ishte transferuar tek “xehetarët”, Sheremet Isufi me 3 gola (1x2), njëjtë sa edhe Visar Shkupolli dhe ish-futbollisti i Prishtinës, Bardhyl Kaqiu me 2 gola.

Prishtinës në këto 25 përballje i kanë prirë 10 trajnerë dhe vetëm dy trajner me mbi 2 ndeshje. Prin Afrim Tovërlani me 8 ndeshje (3-2-3; 6:7) dhe Ramiz Krasniqi me 7 ndeshje dhe shumë bilanc më të mirë (4-2-1; 13:4)

Te Trepça kanë prirë 9 trajnerë dhe vetëm tre prej tyre më me shumë se 3 paraqitje. Prin Fidaim Haxhiu me 8 ndeshje (2-3-3; 5:11), Nazmi Rama 5 (0-4-1; 4;6) dhe Gani Sejdiu 4 ndeshje (2-0-2; 5;8).

Mbi dy përballje kanë vetëm Fidaim Haxhiu e Ramiz Krasniqi ku ky i fundit me Prishtinës është shumë më i suksesshëm me 2 fitore, 1 barazim e 1 humbje dhe me goldallim 8:2.

Përballjet zyrtare (të gjitha kampionale), 2006 – 2016:

2006/07: Trepça - Prishtina 1:1 (0:1) Alassane Ba 65’ – Emin Baliqi 33’
2006/07: Prishtina – Trepça 1:1 (1:1) Enis Fetahu 38’ – Sheremet Isufi 11’
2007/08: Prishtina – Trepça 1:0 (0:0) Driton Vokshi 90’
2007/08: Trepça - Prishtina 0:0
2008/09: Prishtina – Trepça 2:1 (1:0) Ardian Kozhani 34’, Visar Berisha 90+’ – Alban Dragusha 48’
2008/09: Trepça - Prishtina 3:0 (1:0) Sheremet Isufi 45’, 89’, Visar Shkupolli 89’
2009/10: Prishtina – Trepça 1:2 (1:1) Astrit Fazliu 23’ – Elvis Osmani 45’, Bardhyl Kaqiu 86’
2009/10: Trepça – Prishtina 0:0
2009/10: Prishtina – Trepça 1:0 (0:0) Faton Zejnullahu 69’
2010/11: Prishtina - Trepça 3:1 (3:0) Azem Ahmeti 15’, Genc Sermaxhaj 29’, S. Saliagiq 44’ – Afrim Mziju 85’
2010/11: Trepça – Prishtina 1:1 (0:0) Visar Shkupolli 85’ – Ardian Kozhani 74’ 
2010/11: Trepça – Prishtina 1:0 (1:0) Bardhyl Kaqiu 45’
2011/12: Prishtina – Trepça 4:1 (2:0) Azem Ahmeti 24’, 29’, Mentor Mazrekaj 67’, 81’- Bashkim Shala 64’
2011/12: Trepça – Prishtina 0:0
2011/12: Prishtina – Trepça 0:0
2012/13: Prishtina - Trepça 2:1 (0:0) Florim Bërbatovci 62’, 76’ – Erdin Hashani 49’
2012/13: Trepça - Prishtina 2:1 (1:1) Visar Shkupolli 42’, Shpëtim Babaj 76’ – Liridon Latifi 18’
2012/13: Trepça – Prishtina 0:0
2013/14: Trepça – Prishtina 1:0 (1:0) Florent Sejdiu 55’
2013/14: Prishtina – Trepça 2:0 (0:0) Isuf Llumnica 65’, Driton Krasniqi 82’
2013/14: Prishtina – Trepça 3:0 (1:0) Kastriot Rexha 21’, Argjend Malaj 68’, Berat Ahmeti 83’
2014/15: Trepça – Prishtina 0:3 zyrtarisht (0:0 u ndërpre në min .21)
2014/15: Prishtina – Trepça 3:0 (0:0) Ahmet Haliti 50’ Labinot Osmani 65’ 86’
2014/15: Prishtina – Trepça 4:0 (2:0) Shend Kelmendi 30’, Labinot Osmani 34’, 56’, Mentor Zhdrella 72’
2016/17: Prishtina – Trepça 2:1 (1:1) Armend Dallku 38’, Liridon Kukaj 63’ - Ardian Muja 31’