Lajme

Treshja nga Podujeva e gjykon derbin me Gjilanin

Treshja nga Podujeva e gjykon derbin me Gjilanin

Prishtinë, 24 nëntor, 2017 – Prishtina dhe Gjilani takohen në derbin e javës në kuadër të javës së XVII. Ndeshje kjo që zhvillohet të hënën më 27 nëntor nga ora 13:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.

Ndërsa ndeshjen e gjykon treshja nga Podujeva, Tefik Maloku kryesor dhe asistentët, Jakup Musolli dhe Bekim Rama. Gjyqtar i katërt është Selim Isufi nga Mitrovica.

Kurse pas javës së XVI, Prishtina pozicionet e dyta me 28 pikë, dy më pak se lideri Llapi 30, ndërsa Gjilani e cila e ka vetëm një humbje në kampionat pozicionohet e 6-ta me 3 pikë pak se Prishtina, 25.

Prishtina në krahasim me Gjilanin në kampionat ka shënuar dy gola më shumë (18) dhe ka pranuar dy më pak (10).

Prishtina dhe Gjilani pas luftës kanë 37 ndeshje zyrtare dhe Gjilani i ka vetëm 3 fitore, prej tyre vetëm 1 kampionale të arritur në edicionin e kaluar (1:0, Haxhimusa), ndërsa Prishtina ka 22 fitore dhe 12 barazime me golldallim +37, 62:25.

Skuadrat më së shpeshti janë ndarë me rezultatin 1:0 (10 herë, Prishtina 8 fitore, Gjilani 2).

Ndërsa, ish-futbollisti dhe trajner i Prishtinës, tani që udhëheq Gjilanin, kundër Prishtinës nga 16 ndeshje ka arritur 5 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje (me Gjilanin e ka 1 fitore, 1 barazim e 2 humbje me golldalim 1:2) dhe golldallim të përgjithshëm16:12. Por, megjithatë nuk është më i suksesshmi ku para tij janë Kemajl Halimi, Luan Prekazi, Jusuf Tortoshi, Fahredin Duraku dhe Tahir Lushtaku me Drenicën.