Lajme

Tun Bardhoku, realizuesi i asistimit

Tun Bardhoku, realizuesi i asistimit

Prishtinë, 3 korrik 2020 - Tun Bardhoku, djali i heshtur nga Gjakova, mbrojtës i djathtë, mesfushor, e sot edhe qendërmbrojtës, sot mbase dha asistimin më të rëndësishëm për shumë kohë.

“Është pozitë që e njoh rolin e qendërmbrojtësit, megjithëse nuk e kam luajtur një kohë të gjatë, por besoj u adaptova menjëherë në atë pozicion dhe jam shumë i lumtur për golin e Januzit që na e dha fitoren. Shpresoj të vazhdojmë në këtë ritëm edhe pesë ndeshjet e fundi”. ka thënë Tun Bardhoku.