Lajme

U-15 përgatitje intensive për Gjermani

U-15 përgatitje intensive për Gjermani

Ali Osmani: Do të arrijmë sukses

FC Prishtina U-15

Prishtinë, 12 janar, 2017 – Skuadra e pionierëve (U-15) e Prishtinës e prirë nga trajneri, Ali Osmani, është duke u përgatitur intensivisht për turnirin e “Iserlohner” të Gjermanisë më 21 dhe 22 janar. Skuadra po stërvitet në fushat e stadiumeve “Prince”, në Arbëri.

Prishtina U-15, e cila garon në Lidhjen rajonale të futbollit të Prishtinës, nga dhjetë ndeshjet kampionale të vjeshtës, ka arritur tetë fitore dhe një barazim e një humbje.

Osmani: Do të arrijmë sukses

“Fëmija si fëmijë, janë jashtëzakonisht të kënaqur që për herë të parë po dalin jashtë vendit që iu është dhënë mundësia të përfaqësojnë emblemën e klubit. Ndërsa, po stërvitim dhe punojmë për t’iu përshtatur rrethanave të turnirit i cili luhet 4+1 futbollist. Kurse, nga paraqitja, së pari pres që fëmija të kënaqen duke luajtur futboll, pastaj për të parë apo krahasuar nivelin ku gjendemi ne, ku kanë arritur në Evropë dhe se çka na mungon neve. Por, me ekipin të cilin e kam, nuk premtoj që do ta zë vendin e parë, por jam i sigurt që do të kemi sukses. Sepse, në mesin tonë kemi shumë futbollistë të talentuar. Për momentin Përfaqësuesja e Kosovës me U-15 nuk garon, por ka ekip, por ata nuk e kanë vlerësuar shembull Erjon Morinën, i cili s’ju ka mbushur syrin trajnerëve tanë, por është i grumbulluar nga Kombëtarja e Shqipërisë”, ka thënë ish-trajneri i ekipit të parë, tani trajner i pionierëve (U-15) të FC Prishtina.