Lajme

U mbajt Kuvendi i radhës i punës dhe zgjedhor

U mbajt Kuvendi i radhës i punës dhe zgjedhor

U zgjodh Bordi i ri dhe u rizgjodh kryetar, Remzi Ejupi

Prishtinë, 11 janar, 2017 – U mbajt Kuvendi i radhës i punës dhe zgjedhës i FC Prishtina.

Kuvendi ka votuar për harmonizimin e statutit konform ligjit për ndërmarrjet shoqërore në kuadër të MTI-s.
Po ashtu u zgjodhën organet e reja, gjegjësisht bordi prej 9 anëtarëve që do ta drejtoj klubin, si Remzi Ejupi, Ahmed Kurtolli, Ismet Begolli, Afrim Muqiqi, Rahman Haradini, Sinan Vllasaliu, Fikret Maqastena, Ragip Mustafa, ndërsa për anëtarin e nëntë, Kuvendi e autorizoi kryetarin që në afat sa më të shkurtër të zgjedh anëtarin e nëntë.

Ky bord ka rizgjedhur për kryetar, Remzi Ejupin. Ndërsa, zëvendëskryetar u zgjodhën, Ahmed Kurtolli dhe Ismet Begolli. Ndërsa, nga anëtarët e bordit, përgjegjës për të gjitha aktivitetet sportive unanimisht është zgjedhur, Afrim Muqiqi.

FC Prishtina, nga ky kuvend, del më e bashkuar dhe më e fuqishme se kurrë më parë. Synimet vazhdojnë, ato janë dy titujt dhe Evropa.