Lajme

U17: Futbollistët e Dritës kanë sulmuar futbollistët e Prishtinës

U17: Futbollistët e Dritës kanë sulmuar futbollistët e Prishtinës

Ndeshja është ndërprerë në minutën e 37-të te rezultati 0:1 për Prishtinën

Prishtinë, 29 maj, 2017 – Dje në Gjilan në fushën me bari sintetik, është zhvilluar ndeshja e javës së XXI të Superligës për kadet (U17) ndërmjet Dritës dhe Prishtinës. Rreth minutës 37-të, deri sa Prishtina ishte duke avancuar 0:1, futbollistët vendas kanë sulmuar brutalisht futbollistët e Prishtinës me që rast dy prej futbollistëve prishtinas kanë pësuar lëndime më të theksuara. Ndeshja është ndërprerë, ndërsa për fat të mirë Prishtina i ka të gjitha pamjet filmike të sulmit fizik dhe atë e ka dorëzuar pran organeve gjegjëse në FFK.