Lajme

U17 vetëm baras me Feronikelin 2:2

U17 vetëm baras me Feronikelin 2:2

Juniorët befasohen nga Vëllaznimi 1:2. Prishtina “B” dy fitore e një humbje

Prishtinë, 3 prill, 2017 – Në fundjavë, përveç Prishtina “A” që kishte pushim, zhvilluan ndeshjet e rregullta kampionale.

Prishtina “B” me tre kategoritë ka fituar dy ndeshje me U13 dhe U15 ndaj Sh.f.  “Internacional” të Podujevës, kurse U17 pësuan humbjen.

U19 e Prishtinës, favorit absolut ndaj Vëllaznimit në Kastriot, por u befasuan keq si me lojën e mirë të Gjakovarëve si me rezultatin në fund – 1:2.

Befasuan për të keq edhe U17 në Superligë në ndeshjen e parë pranverore duke luajtur në derbi në Drenas me Feronikelin 2:2. Befasi ishte, sepse vendasit barazuan me një futbollistë më pak në fushë.

Rezultatet e kategorive të reja:

U19 Superliga: Prishtina – Vëllaznimi 1:2

U17 Superliga:  Feronikeli – Prishtina 2:2

LRFP:
U13: Sh. f. “Internacional” – Prishtina “B” 0:5
U15: Sh. f. “Internacional” – Prishtina “B” 0:1
U17: Sh. f. “Internacional” – Prishtina “B” 4:2

Ramush Ramadani

U17 Superliga – Derbi përfundoi baras

Në fushën me bari sintetik të Drenasit, në ndeshjen hapëse të pranverës, u takuan Feronikeli dhe Prishtina që klasifikohen si e treta dhe e dyta.

Vendasit shënuan të parët nga pika e bardhë me Mehmet Morinën (5’). Por, mysafirët, barazuan pas depërtimit të shpejtë të Lis Ahmetit dhe asistimit për Riza Zhdrellën (16’). Zhdrella shënoi edhe golin e dytë (41’), por pastaj, si Prishtina edhe Zhdrella u ndalën, sidomos ky i fundit kishte tre raste të qindpërqindta dhe në fund iniciativa dhe loja më këmbëngulëse e vendasve dha fryt, dhe kjo ndodhi deri sa ishin me një futbollist më pak në fushë (ishte përjashtuar me të kuq si futbollist i fundit që kishte shkaktuar faull Lorent Shala 80’). Zhvillohej minuta e 84-të, vendasit harkojnë këndoren dhe në tollovinë e krijuar më së miri u gjend Tafil Rrusta që barazon rezultatin, heq fanellën nga gëzimi dhe merr kartonin e dytë të verdhë duke lënë skuadrën pa dy futbollistë në fushë. Por, as kjo si mjaftoi bardhekaltërve dhe iu desh të pajtohen me dy pikë të humbura. Megjithatë pikët e ndara dy skuadrat i mban në luftë për titull me Trepçën ’89.

Superliga U17

Feronikeli – Prishtina 2:2 (1:2)

Golat: Mehmet Morina 5’ (pen), Tafil Rrusta 84’ – Riza Zhdrella 16’, 41’

Gjyqtarë: Alban Ukzmajli, Bekim Derguti, Gentrit Zogaj (Fe)

KV: A. Shala, L. Gjeli – R. Zhdrella, R. Ramadani, B. Murati

KK:  L. Shala (min. 80), A. Shala (2KV – min. 84)

Feronikeli: Lirim Tahiraj – Migjen Bujupi (Altin Elshani), Lorent Shala, Endrit Dervishi (Edison Lladrovci), Leonard Gjeli (Valmir Istogu), Valmir Demiri (Ardi Qorri), Mehmet Morina, Arbnor Shala, Albion Krasniqi (Dejton Muja), Gëzim Kiqina, Tafil Rrusta. Trajner: Arton Hajdari.

Prishtina: Dorant Ahmetaj – Blend Murati, Xheladin Beqiri, Bleon Sermaxhaj, Egzon Statovci (Festim Berisha), Bleon Shaqiri (Zgjim Tahirsylaj), Jon Bajgora, Ramush Ramadani, Riza Zhdrella, Armend Gashi (Getuar Leci), Lis Ahmeti (Donart Dragusha). Trajner: Fadil Berisha.

Avni Durmishi