Lajme

U19: bunkeri  Flamurtarit nuk i solli sukses

U19: bunkeri Flamurtarit nuk i solli sukses

Prishtina kampione e Superligës U19 për sezonin 2016/17

FC Prishtina U19 KAMPION 2016-17


Kastriot, 29 maj, 2017 – Nën organizim të përkryer të ndeshjes me gjykimin e gjyqtarëve të FIFA-s, edhe pse rezultati ishte i bardhë pa gola, Prishtina në fund iu gëzua titullit të kampionit për edicionin 2016/17, të munguar dy vite.

Ndeshja sot ka grumbulluar afër 500 shikues, mbase rekord për një ndeshje juniorësh. Loja nuk ishte aq e pëlqyer, Flamurtari u mbrojt bunker dhe nga kundërzbritjet mbase rrezikoi më shumë, kurse futbollistët prishtinas paksa të frikësuar dhe e kuptueshme, sepse ishte ndeshja e fundit që u sillte titullin shumë të merituar të kampionit.

Ishte Prishtina, e cila edhe pse i konvenonte rezultati i barabartë, që sulmonte, e endte topin dhe e kontrollonte ndeshjen. Flamurtari mbrohej si skuadër e pjekur, mbase në mungesë të cilësive që posedon Prishtina dhe kërkonte të rrezikonte vetëm nga kundërsulmet apo ndërprerjet e që sot ishin të pakta falë  gjyqtarëve të FIFA-s që kryen detyrën për shembull.

Në fund, e kuptueshme, gëzimi ishte i madh. Prishtina U19 në sezonin 2016/17 ka arritur 20 fitore, 4 barazime dhe 6 humbje me goldallim +45, 75:30 dhe me 64 pikë, një më shumë se Flamurtari me 63 pikë, shpallet kampione.

Pra, djelmoshat e trajnerëve, Mentor Miftari e Rabit Ahmetaj me meritë fituan titullin e më të mirit.

FC Prishtina U19

Superliga U19 – Java XXX

Prishtina – Flamurtari 0:0

Shikues: 500

Gjyqtarë: Genc Nuza (Pr), Fatlum Berisha (FK), Bujar Selimaj (Pz) – Leutrim Mustafa (Pd)

KV: D. Hasani, J. Stublla, A. Nika – Rr. Hasani, G. Emini, D. Ymeri

KK: Rr. Hasani (2KV nga bankina)

Prishtina: Ardit Nika – Jehon Stublla, Donat Hasani /c/, Dardan Sekiraqa, Rilind Gerbeshi – Rigon Kabashi (Heroid Avdiu), Granit Jashari (Djellon Dragusha), Atdhe Grajqevci (Bleon Sekiraqa) – Kastriot Selmani, Blend Baftiu, Arbër Hoxha (Liron Azemi). Zëvendësues: Laurit Behluli, Arbër Kadriu, Liridon Jashari. Trajnerë: Rabit Ahmetaj, Mentor Miftari.

Flamurtari: Vullnet Zhushi /c/ – Flakron Hasani, Emir Lupqi, Bashkim Selimi, Rrezart Hasani (Leutrim Islami), Albinot Kozmaqi, Auron Hamiti (Valon Begolli), Drin Ymeri, Ardit Konjuhi (Agon Azemi), Gramos Emini, Blend Hyseni. Trajner: Megzon Visoka.Flamurtari U19