Lajme

U19: Hajvalia – Prishtina

U19: Hajvalia – Prishtina

Ndeshja zhvillohet nesër nga ora 11.00 në Kizhnicë

Prishtinë, 23 maj, 2017 – Kanë mbetur edhe dy javë deri në fund të Superligës U19. Lufta është jashtëzakonisht e rreptë dhe interesante për titull të kampionit ndërmjet Prishtinës (60 pikë), Flamurtarit (59 pikë) dhe Hajvalisë (54 pikë dhe një ndeshje më pak me Feronikelin e 4-të me 51 pikë).

Java e XXIX zhvillohet të mërkurën dhe takohen Hajvalia e Prishtina, kurse Flamurtari e pret KEK-un.

Prishtina ndeshjen e parë e ka fituar me rezultat zyrtar ndaj Hajvalisë, pasi që skuadra e Hajvalisë nuk ishte paraqitur në ndeshje.

Në javën e XXX Prishtina e pret Flamurtarin, kurse Drenica e pret Hajvalinë.

Prishtina e ka humbur ndeshjen e parë me Flamurtarin 1:0. Pra, për ta eliminuar Hajvalinë nga gara, Prishtina nuk guxon të humbas me rezultat më të thellë se 3:0 dhe çdo rezultat tjetër është i favorshëm pasi që në ndeshjen e fundit e pret Flamurtarin.