Lajme

U19: Hajvalia – Prishtina 1:5

U19: Hajvalia – Prishtina 1:5

Bardhekaltrit e eliminojnë Hajvalinë – një pikë ndaj Flamurtarit shpallën kampion

Kizhnicë, 24 maj, 2017 – Prishtina ka kapërcyer me lehtësi pengesën e parafundit para titullit të kampionit. Bardhekaltrit U19 të prirë nga trajneri Rabit Ahmetaj e kanë mposhtur me rezultat befasues Hajvalinë vendase – 1:5. Por, ishte rezultat më se i meritueshëm dhe rezultati ka mundur të jetë edhe më i thellë.

Por, ndeshje, e vet kampionale e ka fituar edhe Flamurtari ndaj KEK-ut (3:2). Dhe tani vendos përballja direkte e javës së fundit, XXX. Prishtina ka një pikë më shumë 63 dhe Flamurtari 62 pikë. Përveç fitores edhe barazimi do ta shpallte Prishtinën kampione. Ndeshja pritet të zhvillohet këtë të shtunë nga ora 11.00 në Kastriot. Por, më saktësisht për orarin e ndeshjes iu informojmë me kohë.

 

Java XXIX e Superligës së Juniorëve

Hajvalia – Prishtina 1:5 (1:3)

Golat: Armend Misini 36’ – Atdhe Grajqevci 2’, Blend Baftiu 10’, Kastriot Selmani 16’, Arbër Hoxha 59’, Granit Jashari

Gjyqtarë: Përparim Jakupi, Hekuran Osmani, Besnik Bunjaku - Gjilan

KV: A. Kosumi, T. Osmani - G. Jashari, K. Selmani

KK: A. Kosumi (2KV min. 50)

Hajvalia: Mentor Boroci – Mentor Ajeti, Drilon Leci, Masar Bytyqi, Albinot Kosumi, Mal Rezniqi, Toni Salihu, Aid Zeqiri, Velson Morina, Edison Kqiku, Armend Misini. Trajner: Agim Maliqi.

Prishtina: Ardit Nika – Jehon Stublla, Donat Hasani, Dardan Sekiraqa (Arbër Kadriu), Rilind Gerbeshi – Granit Jashari (Bleon Sekiraqa), Atdhe Grajqevci (Djellon Dragusha), Rigon Gabashi – Kastriot Selmani, Blend Baftiu (Kenan Llugaliu), Arbër Hoxha (Liron Azemi). Zëvendësues: Laurit Behluli. Trajner: Rabit Ahmetaj.

Të gjitha fotografitë nga ndeshja në facebook, grupi zyrtar i Shkolla e futbollit FC Prishtina

https://www.facebook.com/pg/Shkolla-e-futbollit-FC-Prishtina-225660310892487/photos/?tab=album&album_id=724744027650777