Lajme

U19 mposhtë Trepçën ’89 me rikthim 3-2

U19 mposhtë Trepçën ’89 me rikthim 3-2

Fitojnë edhe U15 “A” 6:0, por ekipet tjera dëshpërojnë me humbje befasuese

Prishtinë, 17 prill, 2017 – Në fundjavë janë zhvilluar ndeshjet e kategorive të reja, përveç Grupit “B” që pushonte.

Fitore të madhe me rikthim në derbi kanë arritur juniorët U19 me trajnerin Rabit Ahmetaj kundër Trepçës ‘89. Pjesa e parë u mbyll 0-1 në të mirë të “xehetarëve”. Por, me t’u aktivizuar në pjesën e dytë dhe kthimit nga lëndimi, Blend Baftiu barazoi nga penalltia. Pastaj, Arbër Hoxha shënoi për rikthim të rezultatit. Mysafirët barazuan sërish, por me golin e tij të dytë në ndeshje, Arbër Hoxha i dha fitoren bardhekaltërve.

Arbër Hoxha

Befasi të madhe dhe dëshpëruese ishte rezultati i kadetëve U17 në Superligë ku u mposhtën në derbi kundër Ferizajt 0-3. Pa dyshim cilësia është në anën e bardhekaltërve, por si duket futbollistët e rinj të kësaj grupmoshe sikur kanë fluturuar para vaktit duke nënçmuar kundërshtarët.

Në Lidhjen rajonale të futbollit të Prishtinës kanë fituar vetëm pionierët U15 përball Shkollës së futbollit “Liridoni” 6-0. Ndërsa humbje që s’pritej kanë pësuar, si fatosat U13, po ashtu edhe kadetët U17 me rezultat identik 2:3.

Rezultatet:

Superliga U19:
Prishtina – Trepça ’89 3-2 (0-1)

Superliga U17:
Prishtina – Ferizaj 0-3

LRFP, Grupi “A”:

U17: Prishtina – Sh.f. “Liridoni” 2-3

U15: Prishtina – Sh.f. “Liridoni” 6-0

U13: Prishtina – Sh.f. “Liridoni” 2-3