Lajme

U19: Prishtina mposhtë edhe Llapin në Podujevë 4-2

U19: Prishtina mposhtë edhe Llapin në Podujevë 4-2

Het-trik i Kastriot Selmanin, gol ka shënuar edhe Donat Hasani

Kastriot Selmani

Prishtinë, 20 prill, 2017 – Juniorët e Prishtinës kanë fituar edhe një ndeshje tjetër kampionale. Pas fitore dramatike në fundjavë me rivalët e Trepçës ’89, të përzgjedhurit e trajnerit Rabit Ahmetaj, tani po me shumë gola, kanë mposhtur Llapin vendas 4:2.

Superliga U19 – Java XXI

Llapi – Prishtina 2:4 (1:2)

Golat: Alban Shabani 44’, 62’ – Kastriot Selmani 5’, 55’, 75’, Donat Hasani 15’

Gjyqtarë: Përparim Jakupi, Arbnor Jakupi, Rilind Halimi – Gjilan

KV: G. Pireva, D. Salihu, I. Pollomi, Rr. Hoti, A. Ajeti, G. Pireva – A. Nika, G. Jashari

KK: G. Pireva (2 KV – min 90’) – D. Dragusha (75’)

Llapi: Donat Mehmeti – Agon Ajeti /c/, Granit Pireva, Gentris Statovci (Alban Ajvazi), Shpetim Musa, Ardian Xhata (Driard Bajrami), Rrahman Hoti (Amir Fazliu), Alban Shabani, Donat Salihu (Qerim Latifi), Betim Fazliu (Kushtrim Pervetica), Ilir Pollomi. Trajner: Jeton Mehmeti.

Prishtina: Ardit Nika – Donat Hasani, Arbër Kadriu (Djellon Dragusha), Dardan Sekiraqa, Rilind Gerbeshi – Granit Jashari, Rigon Kabashi, Atdhe Grajqevci (Heroid Avdiu) – Kastriot Selmani (Kenan Llugaliu), Arbër Hoxha (Ferat Syla), Jehon Stublla (Liridon Jashari). Zëvendësues (portier) Laurit Behluli. Trajner: Rabit Ahmetaj.