Lajme

U19: Prishtina - Ramiz Sadiku 1-1

U19: Prishtina - Ramiz Sadiku 1-1

“Ndërtimtarët” barazuan rezultatin në minutën e 2-të shtesë

Prishtinë, 28 mars 2018 – Sot u zhvillua derbi i kryeqendrës për U19 ndërmjet Prishtinës e Ramiz Sadikut dhe që nuk solli fitues. Në fakt, bardhekaltrit udhëhiqnin nga minuta e 14-të me eurogolin e Qendrim Zybës, por “ndërtimtarët” barazuan në minutën e 2-të shtesë nëpërmjet Andi Marajt.

Në fakt, sot pamë shfaqje të dobët dhe as fusha e mirë nuk ndihmoi që të shohim lojë të pëlqyer. Ishte Ramiz Sadiku që pothuajse në tërë ndeshjen mbajti “vendasit” nën presion, por ishte Prishtina që rrezikoi më shumë.

Pas shënimit, Prishtina rrezikoi edhe me një gjuajtje të rreptë të Selmanit (34’), por portieri Azemi e priti, ndërsa nga topi i dëbuar, Flamur Zeqiri qëlloi traversën e ku megjithatë më parë ishte ngritur lartë flamuri i anësorit nga Mitrovica, Nimani.

Në pjesën e dytë, nga trysnia e mysafirëve, gati përfituan në minutën e 69-të kur Veliu nga e majta nga “këndi i vdekur” qëlloi pingulen e kundërt.

Rastin për ta vendosur ndeshjen e pati Ramush Ramadani kur në minutën e 85-të me depërtim doli i vetëm me portieri, por gjuajti plogësht jashtë.

Dy minutat e fundit i takuan mysafirëve, të cilët para se të shënon golin e barazimit, një minutë më herët, e paralajmëruan me një rast ideal të Veliut, gjuajtjen e të cilit e ndali portieri Laurit Behluli.

Sidoqoftë, krijohet përshtypja që rezultati në fund ishte real. Ramiz Sadiku luftoi të barazonte rezultatin dhe në fund ia arriti qëllimit, ndërsa Prishtina la shumë për të dëshiruar.

Superliga e U19 - Java XX –

Prishtina – Ramiz Sadiku 1:1 (0:1)

Golat: Qendrim Zyba 14’ – Andi Maraj 90+2

Stadiumi i 2 Korrikut

Shikues: 50

Gjyqtarë: Ergin Baliqi, Ramadan Hyseni, Denis Nimani – Mitrovicë

KV: Q. Zyba

Prishtina (4-3-3): Laurit Behluli – Getuar Leci, Dardan Sekiraqa /c/, Egzon Statovi, Artan Menxhiqi (Jon Hamza) – Ramush Ramadani, Qendrim Zyba (Shkelqim Miftari), Kastriot Selmani – Trimror Selimi (Kujtim Fetahu), Riza Zhdrella (Jon Bajgora), Flamur Zeqiri (Liron Azemi). Trajner: Fadil Berisha.

Ramiz Sadiku: Rinor Azemi – Bardh Bylykbashi, Kadri Sekiraqa, Kadri Karaqica, Taulant Haliti, Albin Hasani, Dren Krasniqi, Bekim Haliti, Fatlum Azemi, Albert Zekolli, Valmir Veliu, Ferat Syla. Në pjesën e dytë luajtën edhe: Selami Gashi, Jon Krasniqi, Andi Maraj, Donart Dragusha, Dionis Ajeti. Trajner: Dardan Kryeziu.