Lajme

U19: Prishtina sot takohet me Ramiz Sadikun

U19: Prishtina sot takohet me Ramiz Sadikun

Ndeshja nis në ora 13:00 në stadiumin e 2 Korrikut

Prishtinë, 28 mars 2018 – U19 e Prishtinës e prirë nga trajneri Fadil Berisha, ka mbyllur kampionatin shumë keq në vjeshtë, por në pranverë ka regjistruar vetëm një humbje, një barazim dhe tre fitore duke u ngritur në mesin e tabelës me intenca të ngjitjes lart klasifikimit.
Në pranverë, Prishtina U19 ka mposhtur në lojë të mbetur të vjeshtës 2 Korrikun 3:1, Vëllaznimin 2:1, Gjakovën në fushën e saj 1:0, ndërsa ka luajtur baras në Mitrovicë me Trepçën ’89 1:1 dhe ka humbur në Gjilan kundër skuadrës vendase homonime 3:1, njëherësh lider i klasifikimit.

Ndërsa sot Prishtina U19 do të ndeshet në derbin lokal me Ramiz Sadikun në kuadër të javës së 20 të Superligës për U19. Ndeshja nis nga ora 13:00 në fushën e 2 Korrikut.