
UCHL RP: Prishtina e kalon Folgoren
Me golat e E. Krasniqit e Hotit sigurojmë finalen
Elbasan, 22 qershor, 2021 - Prishtina ka fituar me plotë meritë ndeshjen gjysmëfinale të raundit preliminar kundrejt skuadrës nga San Marino, Folgore.
25 tentime në portë, 9 gjuajtje në kuadrat, 55% posedim të topit kundrejt një tentimi të vetëm jashtë portës nga skuadra rivale, s’ka se si mos të jetë fitore më bindëse se kjo. Munguan vetëm më shumë gola, megjithëse mjaftuan dy, nga lojtari i ndeshjes me një gol (51’) e asistim, Endrit Krasniqi dhe një gol të debutuesit në ndeshje zyrtare, Mendurim Hoti (90+1’).
Prishtina të premten ndeshet me kampionët e Andorrës, Inter d’Escaldes të cilët në Durrës mposhtën kampionët e Ishujve Faroe, HB - 1:0.
UEFA Champions League - Raundi preliminar
Folgore - Prishtina 0-2 (0-2)
Golat: Endrit Krasniqi 51’, Mendurim Hoti 90’+1
Gjyqtarë: Joni Hyytia, Mika Lamppu, Veli-Matti Leppanen, Mattias Gestranius - Findlandë
KV: Nucci, Arrigoni, Brolli - Dellova, E. Krasniqi
Pozita jashtë lojës: Fol 0-4 Pri
Kornerë: Fol 2-5 Pri
Gjuajtjet totale: Fol 1-22 Pri
Gjuajtjet në portë: Fol 0-9 Pri
Folgore: 12. A. Semprini (25. E. Seprini - 90+2’) - 3. Piscaglia (17. Addario - 76’), 4. Nucci /c/, 9. Arrigoni, 10. Fedeli (22. Garcia - 67’), 11. Dormi, 20. Spighi (18. Giardi - 90+2’), 23. Bernardi, 27. Fall (19. Aluigi - 67’), 28. Brolli, 77. Sottile. Kryetrajner: Omar Lepri.
Prishtina (4-4-2): 12. Ardit Nika - 2. Besnik Krasniqi, 4. Tun Bardhoku, 5. Lumbardh Dellova (22. Gentjan Muça - 90+3’), 3. Gledi Mici - 7. Lorik Boshnjaku /c/ (20. Qendrim Zyba - 64’), 88. Sabien Lilaj, 10. Endrit Krasniqi (27. Albin Prapashtica - 90+2’), 15. Gauthier Mankenda (8. Xhevdet Shabani - 64’) - 9. Leutrim Kryeziu, 77. Oto John (11. Mendurim Hoti - 64’). Zëvendësues: Eglant Haxho, Erdin Dushi. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.
Rastet/golat:
Prishtina sot ka arritur fitoren e parë historike në Ligën e kampionëve. Ishte kjo paraqitja e parë e bardhekaltërve në këtë kompeticion garash në Evropë. Kurse, Endrit Krasniqi do të mbahet në mend si realizuesi i parë i skuadrës në ‘Champions’ i skuadrës, por edhe i tërë kompeticionit 2021/22.
8’ E. Krasniqi pas depërtimit, e majta ballore, skaj pingules së majtë.
13’ Gabojnë kundërshtarët, Mankenda depërton deri në zonë, gjuan, pret portieri, sot i mrekullueshëm, nga topi i kthyer tenton të përfitoj kapiteni Boshnjaku, gjuan jashtë.
15’ Kombinime të mira, Mankenda - John - E. Krasniqi, ky i fundit gjuan jashtë pingules.
15’ Mankenda e shërben Kryeziun i cili nga brendësia e zonës qëllon traversën.
16’ Humb në krah topin Mankenda, kundërzbritje, Bernardi nga e majta gjuan rrezikshëm paralel me portë, ishte tentimi i vetëm i Folgores.
24’ Mici e fortë ballore nga e majta, jashtë.
29’ E. Krasniqi harkon nga e majta, Kryeziu provon të ulë me kokë, por pa sukses, jashtë.
31’ Depërtim i Mankendës nga e majta që tani kishte ndërruar vendet me E. Krasniqin, pason në zonë, Lilaj pozitë ideale, gjuajtje e bukur, portieri pret edhe më bukur. Nga topi i kthyer gjuan E. Krasniqi, por larg portës.
32’ Pasime të Kryeziut e Lilajt, në fund gjuajtje ballore e Boshnjakut, pret portieri.
51’ Më në fund shënon skuadra, nga rasti i parë në pjesën e dytë, Besnik Krasniqi posa lirohet nga e djathta harkon para portës, John kërcen në duel në shtyllën e parë, ndërsa krejtësisht i vetmuar shënon Endrit Krasniqi - 0:1.
55’ B. Krasniqi pozitë ideale, pret portieri, nga distanca provon Lilaj, në superformë portieri italian.
69’ Shabani nga pozitë ballore, gjuan jashtë.
72’ Aksion i shkëlqyer Lilaj - Kryeziu - Hoti, aksionit i bashkohet Shabani i cili nga pozitë ideale nuk qëllon portën.
76’ B. Krasniqi nga gjuajtja e lirë gjuan shumë saktë, edhe më saktë pret portieri kundërshtar.
80’ Shabani e harkon gjuajtjen e lirë nga anash, intervenon portieri Semprini, Bardhoku e shtyn topin, i pafata, jashtë.
83’ Shabani harkim nga e djathta, Hoti shkëputet e gjuan me kokë jashtë.
88’ Kryeziu gjithçka bënë bukur, veç gjuajtjes që ishte e lartë.
90+1’ Aksion i shkëlqyer nga e djathta, në fund Endrit Krasniqi mjeshtërisht e shërben Mendurim Hotin që shënon golin e tij të parë me fanellën e Prishtinës - 0:2.
Lajme tjera