Lajme

UEL: Europa FC - FC Prishtina, e enjte 18:00 (video)

UEL: Europa FC - FC Prishtina, e enjte 18:00 (video)

Skuadra mban stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme

Gjibraltar, 27 qershor 2018 - Futbolli kosovar ende po i vuan pasojat e përzierjes së politikës në sport dhe shkak i kësaj duke mos mundur të lëvizet nëpërmjet Spanjës, u deshën 21 orë udhëtim deri në qytetin e kundërshtarit të raundit preliminar në UEFA Evropa Ligë.

Pas akomodimit rreth orës 11:00 në O’Callaghan Eliott Hotel, dhe pushimit të disaorësh, skuadra zbriti në orën 19:30 në stadiumin “Victoria” ku nesër nga ora 18:00 e zhvillon ndeshjen e parë të raundit preliminar.

Skuadra mbajti seancë relativisht të lehtë stërvitore, por kryetrajneri nuk dha më shumë hollësi të përbërjes së nesërme. Ndërsa, si duket futbollistëve nuk u pengoi tapeti artificial i stadiumit, sepse edhe Prishtina shumicën e kohës stërvitet në artificial.

Me ekipin janë 21 futbollistë të disponueshëm për ndeshje dhe nuk ka probleme në lëndime.

Ndeshjen e gjykon katërshja e gjyqtarëve nga Portugalia me delegat nga Finlanda.

Deklaratat e kryetrajnerit Mirel Josa dhe kapitenit Armend Dallku

Pamje nga stervitja e sotme