Lajme

UEL: Norrkoping - Prishtina 5:0

UEL: Norrkoping - Prishtina 5:0

Është kjo humbja më e thellë që nga viti 1988

Norrkoping, 29 qershor 2017 - Shumë kush ka pritur rezultat pozitiv, e ka pasur edhe nga ata dashamirë që kanë pritur fitore, por realisht realiteti dhe diferenca e madhe u tregua sonte. Prishtina provoi çuditërisht të befasonte kundërshtarin në dhjetë minutat e para kur pothuajse krijoi dy raste të pastra, por pastaj pasoi gati katastrofa - pesë gola të pësuar. Sa herë që Prishtina sulmonte, apo krijonte ndonjë gjysmë rast - pësonte gol nga situata të lehta ku aty vërehej dallimi në shpejtësi të lojës.

Sidoqoftë, ishte edhe kryetrajneri vendas që deri diku pas lojës e pranoi që ishte i befasuar edhe pa ide në fillim e ndeshjes deri sa, siç tha ai, e “bleu” lojën e prishtinasve dhe pastaj gjithçka shkoi vaj për ta.

Përndryshe, statistikat e ndeshjes, kuptohet përveç golave të shënuar, nuk janë aq dominuese për kundërshtarin, sepse edhe Prishtina pati raste të pastra, tentime e gjuajtje. Të themi se faj ka mos-përvoja, diferenca e madhe në kualitet, fushat që i kemi për stërvitje e janë vetëm fusha patatesh, nuk do të duhej të qëndronte, sepse mbi të gjitha Prishtina është klubi më i madh në vend dhe pasqyre e futbollit tonë.

Shpresojmë se kjo ndeshje do të shërbej për këndellje, për investime serioze në infrastrukturë...të shërbej për të parë veten që kemi vendnumëruar nga viti 1991 dhe gjithçka tjetër ka qenë improvizim. Shpresojmë...

UEL - Raundi I

Norrkoping - Prishtina 5:0 (5:0)

Golat: David Karlsson 10’, Sebastian Andersson 14’, Niclas Eliasson 26’, Karl Holmberg 31’, 40’

Shikues: 8.000

Gjyqtarë:

Aleksandrs Golubevs, Raimonds Tatrikis, Jevgenijs Morozovs - Andris Treimanis (Letoni).
Delegat:  Oleg Harlomov (Estoni)

Përqindja e topit: NOR 56% - 44% PRI

Tentimet në portë: NOR 15-17 PRI

Gjuajtjet në portë: NOR 9-4 PRI

Kornerët: NOR 8-8 PRI

KV: M. Neziri

Norrkoping: 31. Langer - 6. Wahlqvist (14. Smith), 4. Johansson /c/, 3. Fjoulson, 11. Telo, 9. Karlsson, 25. Dagerstal, 20. Sjolund (18. Thorarinsson), 23. Eliasson, 19. Andersson, 17. Holmberg (10. Skrabb).

Prishtina (4-3-3): Muqiqi - Maxhuni, Dallku /c/, Leci, Neziri - Boshnjaku, Krasniqi (Pefqeli 42’), Curri (Fetahaj - 72’) - Kelmendi (Miftaraj - 46’), Mankenda, Khalid. Zevendesues: Nika, Osmani, Baftiu, Begolli. Kryetrajner: Arsim Thaqi.