Lajme

UEL paraeliminatore: FC Europa – FC Prishtina

UEL paraeliminatore: FC Europa – FC Prishtina

Bardhekaltrtit udhëtojnë në ndeshjen e parë në Gjibraltar

Nyon, 12 qershor 2018 – Është hedhur shorti i raundit paraeliminator i UEFA Evropa Ligës dhe Prishtina do të ndeshet me skuadrën nga Gjibraltari, FC Europa.

Europa F.C., Gjibraltar - Skuadra nga Gjibraltari, vend ky që së fundi është pranuar në organizmat e futbollit botëror, i shtrirë në jug të Spanjës me vetëm 6.7 km katror dhe me 32.000 banorë, historia e futbollit si vend i mbizotëruar nga britanikët vije shumë më herët, por ekspansionin e kanë arritur tani nëpërmjet garave ndërkombëtare. Skuadra e lartëpërmendur ka mbyllur kampionatin si e 2-ta me 5 pikë më pak se kampionët rekorder të këtij vendi, Lincoln.

Nga viti 2014 ka arritur që nga 5 edicione të kaloj një raund në vitin 2016 duke e eliminuar skuadrën armene Pyunik, por pastaj u mposhtë minimalisht nga suedezet e AIK në dy ndeshje me rezultat të njëjtë 1:0.

Skuadrës i ka prirë më parë edhe ish-trajneri i Shkëndijës, boshnjaku Bruno Akrapoviç (2014/15).

Skuadra që vlerësohet si amatore nga transfermarkt ka shumicën e futbollistëve spanjoll, por më të njohurit ka dy ganezë që kanë prekur pak futbollin edhe në Belgjikë e Holandë. Po ashtu edhe trajneri nuk është i njohur dhe që bëhet fjalë për një spanjoll që më parë ka qenë drejtor i klubit.