Lajme

UEL PR: Lincoln, Gjibraltar (5.250) - FC Prishtina

UEL PR: Lincoln, Gjibraltar (5.250) - FC Prishtina

Lincoln është kundërshtari me koeficientin më të lart nga kundërshtarët e mundshëm që kishin bardhekaltrit.

Skuadra ka fituar 14 tituj nga viti 2003-2016. Nga viti 2014 kur Gjibraltari është pranuar si anëtar i UEFA-s, skuadra ka fituar katër nga pesë titujt e fundit duke mos llogaritur këtë edicion të fundit kur kampionati ishte ndërprerë dhe Gjibraltarin në “Champions” e përfaqëson Europa FC të cilët Prishtina i kishte eliminuar (1:1/5:0) më 2018.

Lincoln, është takuar dy herë me skuadra kosovare dhe në të dy rastet është eliminuar, në fushën e tyre në Gjibraltar nga Drita (1:4 pas vazhdimeve) më 2018 dhe nga Feronikeli në Prishtinë më 2019 (0:1).

Skuadra merr pjesë në Evropë pa ndërprerje nga viti 2014 dhe nga 11 paraqitje i ka dy kalime tutje duke regjistruar 19 ndeshje me 4 fitore, 4 barazime dhe 11 humbje.

Fitore historike kanë regjistruar ndaj Celtic-ut të Skocisë më 2016/17 në “Champions” 1:0 megjithëse ishin mposhtur në Glasgou, 0:3.