Lajme

UEL: Prishtina - Europa 5-0 (3-0)

UEL: Prishtina - Europa 5-0 (3-0)

Bardhekaltrit kualifikim historik - të mërkurën në Luksemburg

Mitrovicë, 5 korrik 2018 - Prishtina ka eliminuar me goleadë kundërshtarët nga Gjibraltari, Europa.

Dy gola nga penalltia të kapitenit Dallku, një të Mankenda-s, Januzit e Pefqelit, skuadra ka kënaqur të pranishmit dhe me meritë pas tentimit të dytë kalon një raund garash, gjegjësisht raundin preliminar të UEFA Evropa Ligës.

Në fakt, ky është kualifikimi historik dhe pak kush ka pritur që do të ndodh si me rezultat të thellë, po ashtu edhe me lojë të përkryer të futbollistëve tanë. Gëzimi ishte i natyrshëm pas ndeshjes te futbollistët dhe te i tërë klubi. Tani na pret punë edhe më e vështirë kundër FC Fola të Luksemburgut, ndeshje kjo që zhvillohet të mërkurën. Por, Prishtina e ka synimin e saj që minimalisht të arrij të ndeshet me skuadrën e njohur evropiane të Genk nga Belgjika dhe për të arritur deri aty duhet kaluar nëpërmjet skuadrës jo shumë të njohur nga Luksemburgu.

UEL Raundi preliminar - ndeshja e kthimit

Prishtina - Europa 5-0 (3-0)

Golat: Armend Dallku (p) 9’, (p) 35’, Gauthier Mankenda 13’, Ahmed Januzi 59’, Mergim Pefqeli 86’

Shikues: 1.500

Ioannis Papadopoulos, Ilias Alexead, Konstantinos Nikolaidis - Emmanouil Skoulas (Greqi)

KV: Khalid - Belforti, Arevalo, Merino

Pozita jashtë lojës: PRI 0-2 EUR

Kornerët: PRI 3-3 EUR

Gjuajtjet totale: PRI 11-5 EUR

Gjuajtjet në kuadrat: PRI 6-1 EUR

Prishtina (4-4-2): 12. Visar Bekaj - 88. Përparim Osmani, 4. Armend Dallku /c/, 8. Ahmet Haliti, 3. Jamal Arago - 15. Gauthier Mankenda, 66. Ergyn Ahmeti, 21. Argjend Mustafa, 10. Meriton Korenica (77. Mërgim Pefqeli - 75’) - 9. Basit Abdul Khalid (7. Lorik Boshnjaku - 69’), 27. Ahmed Januzi (19. Alen Jasharoski - 66’). Zëvendësues: 1. Alban Muqiqi, 22. Lorik Maxhuni, 6. Debatik Curri, 17. Arbër Hoxha. Kryetrajner: Mirel Josa.

Europa FC: 1. Javier Munoz /c/ - 5. Ibraim Ayew, 6. Ivan Moya, 10. Liam Walker, 11. Anotnio Montero Garcia, 14. Jesus Serrano Toscano, 17. Guillermo Roldan (24. Miguel Gonzalez - 58’), 20. Mustapha Yahaya, 22. Martin Belfort. 27. Javier Carreno (19. Michael Yome - 71’) 42. Alberto Merino (13. Ruben Blanco - 46’). Zëvendësues: 26. Manuel Camara, 2. Ethan Jolley, 7. Jorge Pina.. Kryetrajner:  Jose Gallardo.

Deklaruan pas ndeshjes:

 

Komplet ndeshja: