Lajme

UEL: Prishtina - Norrkoping 0:1

UEL: Prishtina - Norrkoping 0:1

Paraqitje e mirë e Prishtinës - debutojnë dy junior

Mitrovicë, 6 korrik, 2017 - Prishtina ka përfunduar aventurën në Evropë pas paraqitjes së parë historike. Por, me ndeshjen e zhvilluar sonte, shikuesit tanë mund të ndjehen krenar me paraqitjen e futbollistëve bardhkaltër.

Suedezët, përveç golit të shënuar dhe mbizotërimit në pronësinë e topit, pothuajse nuk rrezikoi seriozisht asnjëherë tjetër edhe pse e kuptueshme që sot nuk dhanë maksimumin e mundshëm.

Ndërsa Prishtina rrezikoi më shumë duke krijuar disa gjysmëraste apo edhe raste të pastra. Megjithatë nuk ia doli të shënoj, por në radhët e saj kanë regjistruar paraqitje dy futbollistë të ri junior, Sekiraqa 16-vjeç dhe Baftiu 19.

Ka qenë kjo pjesëmarrja e parë e Prishtinës dhe nga këto dy ndeshje duhet mësuar shumë për të nxjerr më të mirën e mundshme, sidomos përvojën.

UEL - R1: Ndeshja e kthimit

FC Prishtina - IFK Norrkoping 0:1

Golashënues: Sebastian Andersson 71’

Shikues: 3.000

KV: Leci, Miftaraj, Osmani

Tentime në portë: Pri 9-4 Norrk

Gjuajtje në portë: Pri 2-1 Norrk

Gjuajtje jashtë portës: Pri 6-3 Norrk

Kornerët: Pri 3-3 Norrk

Prishtina (4-2-3-1): Muqiqi - Maxhuni (Sekiraqa - 74’), Dallku /c/, Curri, Leci - Boshnjaku, Miftaraj - Pefqeli (Baftiu - 68’), Fetahaj (Osmani - 59’), Mankenda - Khalid. Kryetrajner: Arsim Thaqi.

Norrkoping (4-4-2): Langer - Whalqvist, Johansson /c/, Fjoluson, Tkalçiç - Eliasson (Samsted), Dagerstal, Thorarinsson (Hedinius - 80’), Smith - Andersson, Skrabb. Kryetrajner: Jens Gustafsson.