Lajme

UEL: Prishtina – St Joseph’s 1-1

UEL: Prishtina – St Joseph’s 1-1

Prishtina duhet djersitur shumë në Gjibraltar

Alban Shillova

Prishtinë, 27 qershor 2019 – Bardhekaltrit nuk ia dolën të fitonin ndeshjen e parë dhe barazimi me gola vetëm sa e vështirëson kalimin e turit.

Gauthier Mankenda

Në fakt, skuadra mirë nisi ndeshjen duke atakuar portën kundërshtare, por nuk po qëllonte në kuadrat në pesë tentimet/rastet rresht, përveç që u qëllua traversa (Uka – 21’). U deshtë mjeshtëria (27’) e Shillovës të nxirret penalltia nga e cila shënoi kapiteni Dallku (28’).

Armend Dallku

Armend Dallku

Dhe kur pritej që skuadra ta kishte më të lehtë, pas vetëm 3 minutave u ndëshkua keq nga ndërprerja më se 30 metra dhe u pranua gol me kokë ( Juanfri - 31’).

Deri në fund vendasit gjithsejtë patën edhe 10 tentime tjera, por me daljen nga loja pas lëndimit të Shillovës gjithçka ishte më e vështirë dhe as zëvendësimet e as spostimet në rreshtime nuk ishin produktive.

Kreshnik Uka

St Joseph’s me mbrojtje të ngjeshur dhe me 3 tentime të vetme shënuan gol, morën barazim duke ua rritur apetitet në maksimum.

Megjithatë, Prishtina, edhe pa sulmues (ende nuk dihet shkalla e lëndimit të Shillovës) duhet të provoj të kaloj tutje, por tani, tutje e kalon vetëm fitorja, ose çdo rezultat baras me mbi dy gola të shënuar.

FC Prishtina

Raundi paraeliminator i UEL

Prishtina – St Joseph’s 1-1 (1-1)

Golat: Armend Dallku 28’ (p) – Juanfri 31’

Shikues: 4.000

Gjyqtarë: Helgi Mikael Jonasson, Birkir Sigurdarson, Bryngeir Valdimarsson – Povaldur Arnason (Islandë)

KV: Mankenda – Rojas, Ferrer, Gonzalez, Torres

Prishtina (4-2-3-1): 12. Visar Bekaj – 2. Armend Thaqi, 28. Leotrim Bekteshi, 4. Armend Dallku /c/, 13. Abdul Bashiru – 5. Diar Miftaraj, 18. Ergyn Ahmeti (20. Qendrim Zyba – 78’) – 6. Endrit Krasniqi, 11. Kreshnik Uka (10. Meriton Korenica – 67’), 15. Gauthier Mankenda – 17. Alban Shillova (7. Lorik Boshnjaku – 49’). Zëvendësues: Alban Muqiqi, Agon Xhaka, Ahmet Haliti, Argjend Mustafa. Kryetrajner: Mirel Josa.

St Joseph’s (4-3-3): 13. Mateo Vera – 6. Lobato, 20. Villar, 4. Rojas Piner, 3. Mauri – 24. Ferrer, 22. Gonzalez Perez, 15. Pecci – 11. Martinez, 10. Boro, 19. Peria. Kryetrajner: Raul Procopio.

Kreshnik Uka

Komenti:

Nga Prishtina sot u shpresua shumë, sidomos duke krahasuar përballjen e vitit të kaluar me Europa të Gjibraltarit. Dhe, pak a shumë ashtu nisi ndeshja, por sa më shumë që shkonte koha, kjo vetëm sa demantohej që do të përsëritej ndeshja e vitit të kaluar. Sidomos e vështirë ishte pas pësimit të golit të barazimit dhe më e pamundur pas lëndimit të Shillovës.

Sidoqoftë, me gjithë dëshpërimin, duhet nxjerrë mësimi dhe skuadra ta kaloj këtë raund, se s’bënë.

Foto: Roland Racaj

Qendrim Zyba

Armend Thaqi

Meriton Korenica

Lorik Boshnjaku

Plisat