Lajme

UEL1: Prishtina - Fola (19:00h)

UEL1: Prishtina - Fola (19:00h)

Bardhekaltrit vetëm fitorja i kualifikon

Mitrovicë, 19 korrik 2018 - Prishtina sot ka rastin historik që të jetë skuadra e parë kosovare që kalon dy raunde garash në Evropë. Por, s’do të jetë fare e lehtë. Pasi që ndeshja e parë u mbyll pa gola, Prishtinës i duhet vetëm fitorja, sepse çdo barazim me gola i dërgon mysafirët, ndërsa rezultati pa gola vazhdimet/penalltitë.

Për Prishtinën nuk do të paraqitet Ahmed Januzi i lënduar që në vend të tij si titullar pas dy ndeshjeve zëvendësues, do të aktivizohet si titullar. Ndërsa edhe mbrojtësi Leotrim Kryeziu për herë të parë do të jetë në 18-sh.

Skuadra nuk do të ndryshoj rreshtimin dhe do të luaj 4-4-2:
Bekaj - Thaqi, Dallku /c/, Ahmeti, Arago - Mankenda, Mustafa, Ahmeti, Korenica - Khalid, Jasharoski.
Zëvendësues: Muqiqi, Osmani, Bekteshi, Bashiru, Boshnjaku, Pefqeli, Hoxha. Kryetrajner: Josa.

Ndeshjen mund të shihni drejtpërdrejt në facebookun e FC Prishtina, në Zëri News në platformën digjitale dhe në RTK.

Gjyqtarë: Urs Schnyder, Jan Kobeli, Efe Kurnazca - Alain Bieri (Zvicër)

Delegat: Steen Michael Dahrup (Danimarkë)