Lajme

Urojmë KF Besa për trofeun e Kupës

Urojmë KF Besa për trofeun e Kupës

Urojmë Flamurtarin dhe Vëllaznimin për hyrjen në Superligë

Prishtinë, 1 qershor, 2017 – FC Prishtina uron KF Besa për arritjen e suksesit të madh të triumfit në Kupën e çmuar të Republikës së Kosovës.

FC Prishtina uron Flamurtarin e Prishtinës dhe Vëllaznimin e Gjakovës për promovimin në Superligë.

FC Prishtina do të jetë e hapur për bashkëpunim, si gjithmonë, e sidomos tani kur skuadrave tona iu duhet plasmani sa më i lartë në garat ndërkombëtare për grumbullimin e sa më shumë pikëve të koeficientit që në vitet e ardhshme të rritet numri i skuadrave kosovare pjesëmarrëse në Kupat evropiane.