Lajme

Vazhdojnë problemet me lëndime

Vazhdojnë problemet me lëndime

Ekipit të fisioterapeutëve iu kthehet sërish Oktay Altun

Prishtinë, 7 nëntor, 2017 – Sot skuadra para stërvitje pati analizën e ndeshjes së fundit me Lirinë, ndërsa seancën stërvitore pas dy ditëve pushim e mbajti në Milloshevë në fushën me bari natyral.

Ndërsa, lajmi i mirë përveç rikthimit të kapitenit Dallku, është edhe kthimi në ekipin e fisioterapeutëve, të turkut, Oktay Altun i cili sëbashku me Alban Llumnicën, Enis Ibrahimin dhe Atdhe Halimi janë në gatishmëri të ekipit.

Kurse, Mergim Pefqeli vazhdon të ketë probleme me dhimbtë e gjurit dhe po punohet të sanohet sa më shpejtë. Mankenda po ashtu është duke pushuar dhe provon të marrë veten pas ndrydhjes së brinjëve në ndeshjen e fundit me Lirinë.

Kurse nga sot seancave stërvitore iu është bashkuar edhe i riu i talentuar 16 vjeç, i cili sapo ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me klubin, Qendrim Zyba.

Qendrim Zyba