Lajme

Vazhdon atmosfera e mirë edhe nga Antalya në Prishtinë

Vazhdon atmosfera e mirë edhe nga Antalya në Prishtinë

Skuadrën viziton edhe boksieri Luan Krasniqi sëbashku me kryesinë

Prishtinë, 10 shkurt 2018 - Atmosfera e përkryer e punës nga Antalya po vazhdon edhe në Prishtinë. Skuadra ka ndërruar lokacion, por atmosfera e punës mbetët po ajo, e shkëlqyer.

Skuadrën sot në seancën stërvitore në fushën e 2 Korrikut ka vizituar edhe ish-boksieri ynë me famë botërore, Luan Krasniqi. Krasniqi sëbashku me kryesinë e klubit u përshëndetën me skuadrën pas mbarimit të stërvitjes, ndërsa ekipi pati kënaqësinë të takonte atë.