Lajme

Visar Bekaj nën vëzhgimin e Beshiktashit

Visar Bekaj nën vëzhgimin e Beshiktashit

Sot prezent ishte menaxheri i portierëve

Lara/Antalya, 30 janar 2020 - Në ndeshjen e sotme miqësore, Prishtina - Ordbasy, prezent ishte edhe menaxheri/skaut i portierëve të klubit të madh turk të Stambollit, Beshiktash.

Nën vëzhgimin e tij të afërt ishte portieri ynë, Visar Bekaj.

Bekaj njëherësh edhe anëtar i Përfaqësueses së Kosovës, sot nuk pati aq shumë punë meqenëse ishte Prishtina ajo që po kërkonte të shënonte duke mos i lejuar raste shënimi skuadrës kundërshtare.

Padyshim që prezenca e skautëve të klubeve të mëdha nuk i bënë nder vetëm Prishtinës, por në përgjithësi futbollit tonë kosovar.