Lajme

Wingo: “Duhet të ruajmë përqendrimin, të angazhohemi maksimalisht”

Wingo: “Duhet të ruajmë përqendrimin, të angazhohemi maksimalisht”

Prishtinë, 12 korrik, 2021 -  Para medieve hungareze, në sallën e konferencave të stadiumit “Fadil Vokrri”, para ndeshjes së nesërme, ka folur mbrojtësi i djathtë, Henry Wingo kampion me Molde në Norvegji më 2019 dhe më 2021 me Ferencvarosh.

Wingo: “Duhet të ruajmë përqendrimin, të angazhohemi maksimalisht”

“3-0 nga ndeshja është rezultat i mirë, por kemi edhe 90 minuta për të luajtur. Duhet të mbajmë maksimalisht përqendrimin, të angazhohemi që të sigurojmë raundin tjetër, por e vërtet, jemi në rrugë të mbarë”.

“Nuk shoh epërsi apo disavantazh nga ndeshja pa shikues, sepse tani po bëhen një vit e gjysmë që jemi mësuar me një atmosferë të tillë, por me siguri që na mungon ndjenja e së luajturit para shikuesve. Krejt çfarë dëshiroj dhe pres të jetë ndeshje e mirë”.