Lajme

XXIX: Gjilani – Prishtina

XXIX: Gjilani – Prishtina

Ekipi i kompletuar para ndeshjes së nesërme

Prishtinë, 7 korrik 2020 – Bardhekaltrit nga nesër hyjnë në pesë ndeshjet e fundit kampionale, prej tyre tre resht me tre pretendentët tjerë për titull.

Prishtina është mysafire e skuadrës së Gjilanit, të cilët i ka mposhtur 2:1 dhe ka luajtur pa gola në Gjilan.

Skuadra duket jashtëzakonisht e qetë pas kompletimit të skuadrës me pesë futbollistët të cilët munguan, sidomos në ndeshjen e fundit me Drenicën.

Bekteshi e Boshnjaku kanë kryer pushimin e katër kartonëve, kurse Abazi, Miftaraj e Ahmeti iu kanë bashkëngjitur grupit në stërvitjet e përbashkëta.

Përndryshe megjithëse ndeshje jetike, rezultati i ndeshjes së nesërme mund të mos përcaktoj asgjë definitive dhe skuadra duhet të jetë maksimalisht dhe e përgatitur për çdo eventualitet.

Lorik Boshnjaku

Java XXIX

Gjilani – Prishtina

E mërkurë, 8 korrik – ora: 17.00

Stadiumi i qytetit, Gjilan

Gjyqtarë: Kreshnik Vula (Gjk), Fatmir Sekiraqa (Pd), Edmond Zeqiri (Pd) – Tefik Maloku (Pd)

Leotrim Bekteshi

L. Bekteshi: Po gëzojmë formë të lartë, atmosferë të shkëlqyer

“Normalisht na pret ndeshje shumë e vështirë, por ne i kemi qëllimet tona dhe në këtë përballje do të hyjmë sikur në çdo takim tjetër që synim të vetëm kemi pasur fitoren. As takimet paraprake s’kanë qenë të lehta, aspak, pra as kjo ndeshje nuk dallon, hyjmë për tre pikët. Ekipi që do të bëjë sa më pak gabime edhe do ta fitoj ndeshjen, e shpresoj që ne të jemi ata që e gëzojmë formën më të lartë, atmosferën e shkëlqyer dhe jam më se i bindur që do të kthehemi me tre pikë”, ka thënë qendërmbrojtësi, Leotrim Bekteshi.