Lajme

Zyba dhe Lilaj mungojnë për ndeshjet e ardhshme

Zyba dhe Lilaj mungojnë për ndeshjet e ardhshme

Të dy këta pësuan lëndime kundër Ferencvarosh dhe pas ekzaminimeve më të hollësishme nga doktor Qerim Kida, u konstatua edhe shkalla e lëndimit.

Të dy mesfushorët do të humbasin ndeshjen e së martës në Conference League kundër uellsianëve të Nomads.

Përderisa Lilaj mund të rikthehet për ndeshjen e dytë në Uells, për Zyben edhe nuk dihet me saktësi se sa gjatë do të mbetet jashtë fushës.