Skuadra

Mentor Miftari

Ndihmëstrajner

Kombësia :Shqiptar/Kosovar
Datëlindja :04.04.1971
Gjatësia :
Pesha :

Mentor Miftari

Mentor Miftari, së fundi ka qenë trajner i kadetëve (U-17) të KEK-ut, me që rast janë shpallur kampion të Kosovës. Kurse, karrierën si kryetrajner ka zhvilluar po në skuadrën e “elektricistëve” nga Obiqili. Ndërsa, rreth dy muaj e gjysmë gjatë fazës përgatitore verore ka qenë edhe kryetrajner i Hajvalisë.
Mentor Miftari ka karrierë të pasur sportive si futbollist në Gjermani. Ka luajtur për skuadra të mirënjohura gjermane. Por, fillimit, si futbollist i ri është kalitur në skuadrën myslimane të Novi Pazarit deri në vitin 1991. Ka lindur në Mitrovicë më 4 prill të vitit 1971. Në janar të vitit 1991, ishte pranë kalimit në Prishtinë, por kriza që kishte kapluar jo vetëm klubin, por tërë vendin nga okupimi serb, i kishte pamundësuar dhe kishte kaluar të skuadra e atëhershme, Slloga, tani Shkupi ku kishte luajtur me shumë sukses në elitën e futbollit maqedonas deri në vitin 1995. Nga viti 1995 e deri në përfundim të karrierës ka luajtur në skuadrat gjermane, si Erzgebirge Aue (1995-1999, 65 ndeshje – 5 gola), Plauen (1999-2000, 15 ndeshje – 2 gola), Babelsberg (2000-2002, 60 ndeshje – 2 gola), Osnabruck (2002-2003, 5 ndeshje), Leipzig (2003-2004, 17 ndeshje), Hallescher (2004-2005, 31 ndeshje – 1 gol) dhe në vitin 2005 përfundon karrierën në Gjermani.