Një pikë në Vushtrri


Prishtina barazoi pa gola, 0:0, si mysafire e Kosovës së Vushtrrisë.

Vushtrri, 28 tetor – Në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll, FC Prishtina barazoi pa gola, 0:0, përballë Kosovës së Vushtrrisë.

Ndeshja u karakterizua me shumë tensione. Në pjesën e parë, takimi u ndërpre për më shumë se gjysmë ore, për shkak të disa ekseseve ndërmjet tifozëve prishtinas, Plisat, dhe policisë, që nuk lejoi hyrjen e tyre në stadium.

Në mas loja ka vazhduar ndërsa vendasit kanë patur rastin më të mirë, kur e goditën tërthorësen, ndërsa mbrojtësi i Prishtinës, Berisha, në momentin e fundit ia doli ta largojë topin nga vija fatale.
Pas 14 xhirove, Prishtina zë vendin e shtatë në Superligë, me gjithsej 18 pikë.

Në xhiron e 15-të, Prishtina do të jetë mikpritëse e Ferizajit.