KEK-u – Prishtina 2:2


Prishtina barazoi 2:2 si mysafire e KEK-ut.

Kastriot, 7 nëntor – Në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në futboll, FC Prishtina barazoi si mysafire e KEK-ut me rezultat 2:2.

KEK-u kaloi në epërsi i pari me golin e Berat Grabovcit, në minutën e 16-të të ndeshjes. Ndërsa vendasit dyfishuan epërsinë në minutën e 47-të , me golin që e realizoi përsëri Grabovci.

Mirëpo, futbollistët e udhëhequr nga Skender Shengyli nuk u dorëzuan dhe falë angazhimit maksimal arritën ta rikthejnë rezultatin.

Fillimisht Taulant Dajaku shënoi për 2:1, kur po zhvillohej minuta e 78-të e takimit. Tre minuta më vonë, Agron Skeraj realizoi një gol tjetër, për t’ia siguruar një pikë prishtinasve.

Në xhiron e 17-të, Prishtina do të jetë mikpritëse e Flamurtarit.