- Besa – Prishtina 3:1
- Prishtina më e mirë se Hysi
- KEK-u – FC Prishtina 0:1
- 160 mijë € investime në stadiumin e Prishtinës
- Objektivi: Titujt
- Prishtina e dyta
- Hysi – Prishtina 1:2
- Prishtina – Liria 2:1
- Flamurtari – Prishtina 1:1
- Prishtina - Gjilani 1:0
- Vëllaznimi 2 - 1 Prishtina
- Arkivi Lajmeve

Prishtina në turneun e 28 Nëntorit

FC Prishtina do të jetë pjesëmarrëse në një turne për nder të 28 Nëntorit në Vlorë.
FC Prishtina do të jetë pjesëmarrëse në turneun mbarëkombëtar që do të zhvillohet në Vlorë, për nder të Festës së Flamurit, 28 Nëntorit.
Këtë e ka konfirmuar drejtori gjeneral i klubit kampion të Kosovës, Edmond Rugova.
“Me vërtetë është kënaqësi të jesh pjesëmarrës i një turneu që zhvillohet për nder të 28 Nëntorit. Do të shkojmë në Vlorë dhe besoj se do të kemi paraqitje të mirë, në mënyrë që të kënaqim publikun e atjeshëm”, tha Rugova.
Sipas tij, futbollistët e udhëhequr nga trajneri Skender Shengyli i kanë bërë të gjitha përgatitjet për një paraqitje sa më të mirë në Shqipëri.
“Ekipi ynë është i përgatitur shumë mirë për këtë turne dhe shpresoj se do të kemi paraqitje të mirë”, theksoi Rugova.
Ndërsa trajneri Skënder Shengyli ka njoftuar se përgatitjet do t’i vazhdojnë deri kah mesi i dhjetorit.
“Në Vlorë shkojmë për të bërë një paraqitje të mirë dhe këto ndeshje janë të mirëseardhura. Ndërsa Prishtinën e presin sfida të reja sepse menjëherë pas vitit të ri ka gjasa të shkojmë në turneun ndërkombëtar në Zvicër dhe Gjermani. Prandaj nga mesi i dhjetorit do të shkojmë në pushim, por që nuk do ta zgjasim më shumë se dy-tri javë”, tha Shengyli.
Në turneun e 28 nëntorit, përveç Prishtinës, pjesëmarrëse do të jetë edhe Shkëndija e Tetovës dhe nikoqiri Flamurtari i Vlorës.




shtypi
