- Triumf edhe në Prizren
- Prishtina, lidere e Superligës
- Besa – Prishtina 3:1
- Prishtina më e mirë se Hysi
- KEK-u – FC Prishtina 0:1
- 160 mijë € investime në stadiumin e Prishtinës
- Objektivi: Titujt
- Prishtina e dyta
- Hysi – Prishtina 1:2
- Prishtina – Liria 2:1
- Flamurtari – Prishtina 1:1
- Arkivi Lajmeve

Prishtina e pafat në Vlorë

FC Prishtina ka lënë përshtypje të mirë në turneun “Pavarësia” në Vlorë, duke e mos fituar atë vetëm falë dështimit gjatë ekzekutimit të penalltive.
Vlorë, 28 nëntor – FC Prishtina ishte pjesëmarrëse e turneut “Pavarësia”, që u zhvillua në Vlorë, për nder të Festës së Flamurit, 28 Nëntorit, duke lënë përshtypje të mirë me paraqitjet në fushë.
Ekipi nga Vlora, njëherit mikpritës i këtij turneu, Flamurtari, e fitoi kupën “Pavarësia”, vetëm pas ekzekutimit të penalltive.
Ballafaqimi në mes Prishtinës dhe Shkëndisë së Tetovës, ka përfunduar pa gola sikurse edhe dy ndeshjet tjera, Flamurtari - Prishtina dhe Shkëndija - Flamurtari.
Prishtina në të dy përballjet (Prishtina Shkëndija (4 5) dhe Prishtina Shkëndija (4-5)), të cilat janë zhvilluar në sistemin italian - 45 minuta secili takim- është mposhtur me penallti.
Trajneri i Prishtinës ka falënderuar organizatorët për një mikpritje të shkëlqyeshme.
“Ishte hera e parë që kemi marrë pjesë në një turne të rëndësishëm dhe që kemi dëshmuar lojën tonë ndaj rivalëve që kemi pasur përballë. Kemi zhvilluar dy ndeshje, të cilat përfunduan pa gola.
Duhet veçuar ndeshjen me Flamurtarin, në të cilën patëm tri raste të mira shënimi, por të cilat nuk i finalizuan sulmuesit tanë. Sikur të ishin realizuar këto raste Prishtina sigurisht se do të dilte fituese e turneut”, ka thënë Shengyli.
Ai ka qenë shumë i kënaqur me formën e futbollistëve të rinj, të cilëve u ka dhënë hapësirë në këto ndeshje.
“Disa futbollistë të rinj më kanë befasuar për të mirë me lojë. Futbollisti Viktor Kuka është shpallur më i miri i turneut. Po ashtu me paraqitje të mirë me kanë befasuar futbollistët Agon Ramadani e Ardian Haxha”, theksoi Shengyli.




shtypi
