Prishtina sërish në turneun e Winterthur-it


FC Prishtina është ftuar në turneun e Futsallit në Zvicër, ku në fillim të këtij viti ishte shpallur kampione.

Prishtinë, 1 dhjetor – FC Prishtina sërish do të jetë pjesëmarrëse e turneut të Futsallit, i cili do të zhvillohet në Zvicër më 10 janar të vitit 2010.

Në këtë turne, përveç kampionit aktual të Kosovës, sikurse edhe vitin e kaluar, do të marrin pjesë FC Thun, FC Luzern, FC St. Gallen, FC Winterthur dhe FC Aarau.

Në janar të këtij viti, FC Prishtina e zuri vendin e parë në këtë turne të Futsallit. Bardhekaltrit në ndeshjen finale e patën mposhtur me rezultat bindës, 6:0, FC Aaraun.