- Besa – Prishtina 3:1
- Prishtina më e mirë se Hysi
- KEK-u – FC Prishtina 0:1
- 160 mijë € investime në stadiumin e Prishtinës
- Objektivi: Titujt
- Prishtina e dyta
- Hysi – Prishtina 1:2
- Prishtina – Liria 2:1
- Flamurtari – Prishtina 1:1
- Prishtina - Gjilani 1:0
- Vëllaznimi 2 - 1 Prishtina
- Arkivi Lajmeve

Ferizaji – Prishtina 1:1
Prishtina barazoi 1:1, si mysafire e Ferizajit.
Ferizaj, 18 prill – Në kuadër të xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll, FC Prishtina barazoi si mysafire e Ferizajit me rezultat 1:1.
Në fakt, bardhekaltrit kaluan në epërsi prej 0:1, në minutën e 25-të të takimit me golin që e realizoi Taulant Dajaku.
Mirëpo, vendasit barazuan rezultatin në pjesën e dytë, respektivisht në minutën e 75-të, me golin e Arlind Hoxhës.
Trajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi është shprehur i kënaqur me barazimin në Ferizaj.
“Pika e fituar është rezultat i lojës së zhvilluar gjatë 90 minutave. Megjithatë, kjo pikë nuk zbehë angazhimin tonë për të vazhduar hapin drejt titullit”, tha Krasniqi, pas përfundimit të takimit.
Ndërsa, në kuadër të xhiros së 26-të, Prishtina do të jetë mysafire e Drenicës.




shtypi
