Prishtina fiton me rezultat zyrtar


Prishtina fiton me rezultat zyrtar

Prishtinë, 21 prill - Komisioni i garave i Raiffeisen Superligës, në mbledhjen e vet të mbajtur të mërkurën, ka shqyrtuar Ankesën e Klubit të futbollit FC Prishtina parashtruar në rregullsinë e ndeshjes Ferizaj-Prishtina e zhvilluar në Ferizaj, dhe vendosi që ndeshja, e cila përfundoi 1:1, të regjistrohet me rezultatin zyrtar 0:3, në të mirë të FC Prishtinës.

“Komisioni i garave, pas shqyrtimit në tërësi të të gjitha shkresave konstatoi si vijon: Se lojtari “Ferizaj” Burim QERKINI, me numër licence 6 dhe libreze 1894, është ndëshkuar më karton të verdhë në javën e 18-të, në javën e 20-të dhe në javën e 23-të, edhe përkundër obligimit të pauzojë në njërën nga dy javën e ardhshme, i përmenduri është aktivizuar dhe ka luajtur edhe në javën e 24-të Flamurtari-Ferizaj dhe në javën e 25-të Ferizaj-Prishtina, me çka ka bërë shkelje të nenit 46-të të Propozicioneve të garave.

Sipas këtij neni lojtari Burim QERKINI, është dashur të mos paraqitet në javën e 24-të apo 25-të, andaj bazuar në neni 75 paragrafi 2 I Rregullorës së Garave, lojtari I përmendur nuk ka pas të drejtë lojë, andaj Ankesa e KF “Prishtina”, është regjistruar me rezultatin zyrtar 0-3 në të mirë të KF “Prishtina””, thuhet në vendimin e komisionit i garave i Raiffeisen Superligës