Drenica – Prishtina 1:0


Prishtina pësoi humbje si mysafire e Drenicës.

Skënderaj, 24 prill –  Në kuadër të xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll, FC Prishtina pësoi humbje si mysafire e Drenicës me rezultat 1:0.

Golin e vetëm në këtë takim, e realizoi Premton Muji në minutën e 22-të.
Trajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi mendon se rastet të cilat futbollistët e tij nuk i konkretizuan, kanë bërë që të pësojnë humbje në këtë ndeshje.

”Loja ishte korrekte dhe e fortë nga të dyja palët. Patëm raste që nuk i shfrytëzuam dhe kjo na kushtoi me humbje nga Drenica. I uroj për fitore të merituar Drenicën”, tha Krasniqi, pas përfundimit të ndeshjes.

Ndërsa, në kuadër të xhiros së 27-të, Prishtina do të jetë mikpritëse e Kosovës (V).