- Besa – Prishtina 3:1
- Prishtina më e mirë se Hysi
- KEK-u – FC Prishtina 0:1
- 160 mijë € investime në stadiumin e Prishtinës
- Objektivi: Titujt
- Prishtina e dyta
- Hysi – Prishtina 1:2
- Prishtina – Liria 2:1
- Flamurtari – Prishtina 1:1
- Prishtina - Gjilani 1:0
- Vëllaznimi 2 - 1 Prishtina
- Arkivi Lajmeve

Prishtina – Kosova(V) 1:0
Prishtina mposhti Kosovën(V), në kuadër të xhiros së xhiros së 27-të.
Prishtinë, 28 prill – Në kuadër të xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll, FC Prishtina mposhti Kosovën(V), me rezultat 1:0.
Golin e vetëm në këtë takim e realizoi sulmuesi Suad Saliagiq, kur po zhvillohej minuta e 70-të.
Trajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi mendon se ekipi i tij shënoi fitore të merituar edhe pse ishte një lojë shumë e vështirë.
“Në radhë të parë futbollistët e mi kanë qenë të ngarkuar me të dëgjuar fjalë të ndryshme në qytet se kjo ndeshje është me marrëveshje. Mirëpo, të gjitha spekulimet u demantuan dhe Prishtina shënoi fitore.
Në pjesën e dytë e patëm më shumë iniciativë në fushë dhe me meritë realizuam golin e fitores”, tha Krasniqi, pas përfundimit të ndeshjes.
Ndërsa, në kuadër të xhiros së 28-të, Prishtina do të jetë mysafire e Vëllaznimit.




shtypi
