Flamurtari – Prishtina 1:1


Prishtina barazoi 1:1 si mysafire e Flamurtarit.

Prishtinë, 16 maj - Në kuadër të xhiros së 30-të të Superligës së Kosovës në futboll, FC Prishtina barazoi 1:1, si mysafire e Flamurtarit.

Në fakt, kampioni aktual i Kosovës kaloi në epërsi me golin e Faton Zejnullahut, kur po zhvillohej minuta e 26-të e takimit.

Ndërsa, vendasit barazuan në minutën e 41-të, me golin që e realizoi Labinot Jetullahu.

Në xhiron e 31-të, Prishtina do të jetë mikpritëse e Lirisë.