Hysi – Prishtina 1:2


Prishtina fitoi si mysafire e Hysit, në kuadër të xhiros së 32-të të Superligës.

Prishtinë, 19 maj - Në kuadër të xhiros së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll, FC Prishtina mposhti Hysin me rezultat 2:1.

Kampioni aktual i Kosovës kaloi në epërsi prej 0:1 në minutën e 12-të, me golin që e realizoi, Ardian Kozhani.

Ndërsa, vendasit barazuan rezultatin përmes golit të Mentor Zhdrellës, kur po zhvillohej minuta e 24-të.

Sulmuesi Faton Zejnullahu në minutën e 81-të të ndeshjes, u përkujdes për golin e fitores së Prishtinës.

Në xhiron e 33-të, Prishtina do të jetë mikpritëse e KEK-ut.