Prishtina e dyta


FC Prishtina e përfundoi në pozitën e dytë, sezonin 2009/10 të Superligës në futboll.

Prishtinë, 30 maj - Në kuadër të xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës në futboll, FC Prishtina mposhti KEK-un me rezultat 1:0.

Golin e fitores për Prishtinën e realizoi Astrit Fazliu në minutën e 77-të të ndeshjes. 

Me këtë fitore, Prishtina siguroi vendin e dytë për sezonin 2009/10 të Superligës në futboll.