
FC Prishtina me pikëllim të thellë mori lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit Milaim Krasniqi në moshën 53-vjeçare.
Milaimi sot na la vetëm fizikisht pasi zëri i tij kumbues do të kujtohet gjithmonë nga tifozët e sportit e në veçanti futbollit.
Krasniqi nisi me radio transmetime në Radion Kosova e Lirë, vazhdoi në Radio Rilindja e më pas në Radio Kosova, aty ku punoi deri në ditët e fundit të jetës së tij.
Për më shumë se tri dekada ishte pjesë e çdo suksesi të klubeve tona, por edhe i Përfaqësueses së Kosovës.
FC Prishtina i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Krasniqi, kolegëve e miqve të tij dhe tërë komunitetit sportiv.
Pusho në paqe mjeshtër…
