FC Prishtina ka nënshkruar kontratë me futbollistin e talentuar, Amar Demolli. 

16-vjeçari është produkt i Shkollës së Futbollit “Kurda”, që njihet si “çerdhe” e talenteve, shkollë e cila drejtohet nga zbuluesi i madh i futbollisteve të talentuar, Mehmet Kurda.

Demolli të hënën nën shoqërinë e babait të tij, Nuredinit dhe trajnerit Mehmet Kurda, ka firmosur kontratë me klubin tonë.

Talenti prishtinas është edhe reprezentues i Kosovës U-17, Përfaqësuese me të cilën ka luajtur edhe në kualifikimet e fundit për Kampionatin Evropian. Amari, i cili aktivizohet si sulmues, u prezantua në klub nga drejtori sportiv Driton Krasniqi. Skuadra kryeqytetase arriti që ta rekrutojë në radhët e saj një futbollist të talentuar e bashkëpunimi trajnerin Mehmet Kurda do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Pas nënshkrimit të kontratës, Amari tashmë si futbollist i Prishtinës i pa nga afër ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” derisa pozoi me fanellën tonë edhe në fushën e gjelbër.

Ai e ka dhënë edhe një intervistë për faqen zyrtare të klubit tonë.

Është privilegj shumë i madh që të jem pjesë e Prishtinës. Jam shumë i lumtur dhe premtoj se do ta jap maksimumin tim në fanellën bardhekaltër.Do ta bëj më të mirën time në stërvitje në mënyrë që të zë vend edhe në përbërje. Me punë mund të arrihet çdo gjë. Tifozëve ju premtoj se do t’i bëj të lumtur me paraqitjet e mia. Shpresoj se me rezultatet tona do të kënaqen pas çdo sfide.

photo by: @Shpend Ahmeti
prishtina
December 19, 2022