FC Prishtina ka nënshkruar kontratë me futbollistin nga Prizreni, Fitim Susuri.

Mesfushori i avansuar 23-vjeçar është zhvilluar si futbollist te Liria e Prizrenit, ndërkohë që së fundmi për pak muaj ka qenë pjesë e Feronikelit 74.

Në edicionin e kaluar tek Liria, Susuri ishte një nga futbollistët më në formë në Kosovë, ku kishte shkuar në kuotën e 10 golave dhe 10 asistimeve.

Susuri është prezantuar edhe zyrtarisht në skuadër nga drejtori sportiv Driton Krasniqi.

Ai shprehet i lumtur që i është bashkuar “bardhekaltërve”.

Nuk besoj që ka futbollist në Kosovë që nuk ndjehet i kënaqur që të luaj për Prishtinën. Ky është klub i madh dhe është nder dhe krenari që jam bërë pjesë e ekipit kryeqytetas”.

Stafit te trajnerëve dhe tifozëve iu premtoj se do ta jap maksimumin në çdo stërvitje dhe pastaj në ndeshje për të kontribuar maksimalisht për skuadrën. Prishtina e ka një skuadër shumë të mirë me futbollistë shumë cilësor dhe trajner të mirë andaj besoj se me punë dhe me angazhim do t’i arrijmë objektivat që i kemi në këtë edicion”.

prishtina
March 2, 2023