Prishtina – Siofok Hungari 2-1

Mergim Pefqeli 3’, Kreshnik Uka 44’ – Farmoz Balazi 81’

Prishtina (4-3-3): Ardit Nika – Ramiz Bytyqi, Egzon Belica, Muhamed Useini, Gledi Mici /c/ – Kushtrim Gashi, Mergim Pefqeli, Endrit Krasniqi – Kreshnik Uka, Shefit Shefiti, Leotrim Kryeziu. Kryetrajner: Ismet Munishi.

Pjesa e dytë: Ardit Nika (Agron Kolaj -58′) – Arlind Shabani, Bujar Pllana, Besir Ramadani, Dijon Gallapeni – Genc Hamiti, Korab Luma, Gentrit Begolli – Igball Jashari, Hasan Hyseni, Albin Prapashtica.

Siofok: Hutvagner Gergell – Polemi Gabor, Horvath Milan, Vago Gabor, Sakaum Atilla, Nagy – Wolozsvari Daniel, Volter Patrik, Girsik Aron, Denes Vilmos, Forgacs David, Horvath Peter. Kryetrajner: Dragan Vukmir.

Bardhekaltrit sot kanë zhvilluar ndeshjen e parë miqësore gjatë qëndrimit në fazën përgatitore në Belek të Antalyas në Turqi.

Kundërshtari i sotëm vinte nga kategoria e dytë hungareze.

Prishtina në pjesën e parë u paraqitë me futbollistët titullarë. Ndërsa në të dytën me përbërje tjetër, kurse munguan për shkak lëndimeve të lehta Mendurim Hoti dhe ardhja e fundit, sulmuesi Jalen Blesa.

Bardhekaltrit patën paraqitje mjaft të mirë, sidomos në pjesën e parë, me çka kjo paraqitje e mirë u kurorëzua edhe me dy gola të shënuar.

Në minutën e 8-të, Endrit Krasniqi harkoi gjuajtjen e lirë në shtyllën e dytë, kurse Belica me kokë e ulë duke asistuar për Mergim Pefqelin që shënoi nga afërsia.

Goli i dytë rrodhi pas aksionit të mirë nga e djathta dhe bashkëveprimit të Shefitit dhe asistimit të Bytyqit me autor, Kreshnik Uka (44’).

Prishtina pati edhe disa tentime tjera, me Pefqelin duke gjuajtur nga jashtëzona mbi portë (7’), gjuajtja e Ukës nga e majta u prit nga portieri hungarez (11’), si dhe gjuajtja e fortë e Krasniqit e cila pas bllokimit u devijua skaj këndores (40’).

Skuadra hungareze golin e vetëm shënoi në pjesën e dytë pas aksionit nga e majta me autor, Farmoz Balazi (81’).

Në pjesën e parë në pjesën defensive kemi luajtur mirë, por pak në momente ndoshta edhe fusha i kishte fajet. Më pëlqeu angazhimi dhe serioziteti i lojtarëve. Por, po ashtu duhet të luajmë edhe pak më shpejtë, sidomos me top. Megjithatë ka edhe shumë për t’u përmirësuar dhe për këtë gjë jemi në fazë përgatitore.

Ndërsa në dy raste, ishte portieri Nika ai i cili shpëtoi skuadrën pa pësuar. Në minutën e 41-të priti një gjuajtje nga distanca, kurse nga topi i kthyer kundërshtarët nuk përfituan duke gjuajtur topin pranë pingules, si dhe tentimi i Attila ku gardiani prishtinas edhe me ndihmën e traversën shpëtoi portën (57′).

Prishtina ndeshjen e dytë e zhvillon pas tre ditësh me skuadrën e elitës çeke, Çeske Bodujevice.

prishtina
January 17, 2023