Futbollisti kryesor i skuadrës, zëvendskapiteni, 28 vjeçari, Endrit Krasniqi ka shënuar dje kundër Vushtrrisë “dopion” e 4-të për Prishtinën. Me dygolëshin e djeshëm, Krasniqi ka arritur në shifren prej 39 golave per skuadrën tonë. Ka arritur të rënditet i 4-ti në listën e përgjithshme të realizatorëve të skuadrës pas luftës (Sheremet Isufi 60, Azem Ahmeti 46, Astrit Fazliu 42, Besnik Krasniqi 39).

photo by: @Shpend Ahmeti

Endriti këtë edicion ka shënuar 9 gola, 7 kampional dhe 2 për Kupë. Për Prishtinën ka regjistruar 192 paraqitje, i 6-ti në rënditjen e përgjithshme të pasluftës (Azem Ahmeti 254, Florim Humolli 235, Lorik Boshnjaku 233, Gauthier Mankenda 212).

Krasniqi po zhvillon aktualisht sezonin e tij të 7-të me fanellën bardhekaltër. Po ashtu, ka regjistruar edhe 34 asistime, prej tyre 8 në këtë edicion, 7 kampional dhe 1 për Kupë.

photo by: @Shpend Ahmeti
prishtina
April 6, 2023