FC Prishtina e ka mësuar shortin për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll me ç’rast do të përballet me FC Ballkanin.

Ndeshja do të zhvillohet më 15 mars teksa Prishtina do të jetë skuadër nikoqire. 

Edhe në këtë fazë të garave do të zhvillohet një ndeshje.

Skuadra jonë në këtë fazë të garës së dytë më të rëndësishme të futbollit të Kosovës ka ardhur pasi në 1/8 e finales e eliminoi Dukagjinin e Klinës duke e mposhtur me rezultat 3:1.

Ekipi “bardhekaltër” paraprakisht në fazën 1/16 ka kaluar pa lojë pasi që Vëllaznimi i Gjakovës ishte tërhequr nga gara.

Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës shtatë herë, për herë të fundit në edicionin 2019/2020.

prishtina
February 28, 2023