
Një ndër sulmuesit më cilësor në dekadën e fundit në futbollin e Kosovës, Labinot Osmani është përshëndetur edhe zyrtarisht nga futbolli aktiv.
37-vjeçari në karrierën e tij ka dhënë kontribut edhe për skuadrën bardhekaltër përgjatë dy sezoneve, nga janari i vitit 2015 deri në fund të vitit 2016.
Ish-sulmuesi, me ekipin tonë, megjithëse nuk ishte paraqitur në asnjërën prej dy ndeshjeve, e ka fituar Kupën dhe Superkupën e Kosovës.
Për gjatë atij edicioni të triumfit për Kupë, më 2015/16, kishte shënuar dy gola krucial në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundrejt Llapit në fitoren prej, 3-0.
Osmani me Prishtinën ka regjistruar 46 ndeshje zyrtare, duke shënuar 18 gola dhe duke asistuar në dy sosh.
FC Prishtina, me këtë rast i dëshiron shëndet e suksese “Labit” në rrugëtimin e tij pas përfundimit të karrierës aktive.